Telegrafi

Bie nga kati i pestë, vdes një person në Pejë – flasin nga Policia dhe Prokuroria

Foto: Arkiv

Një person i moshës 42 vjeçare ka vdekur aksidentalisht në orët e para të së premtes në Pejë, pasi i njëjti ka rënë nga kati i pestë i një objekti.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, i cili ka dalur në vendin e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi – zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.

“Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë. Jemi informu në ora 02:27 minuta dhe jemi përgjigjur menjëherë. Personi është dërguar në Emergjencë e më pas në Prishtinë. Tutje çështja i ka kaluar prokurorisë”, tha Gashi për “RADIO 1”.

Shkodran Nikqi – zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, ka konfirmuar  rastin duke thënë se është proceduar si hetim i vdekjes.

Sipas burimeve viktima është Ali Berisha i lindur në vitin 1980. /Radio1/