Telegrafi

Biden: S’ka indikacione që Rusia synon të përdor armë bërthamore në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar se do të dërgojë sistem të avancuar raketor në Ukrainë, me qëllim që të mund të mbrohen ukrainasit nga agresioni rus.

Madje ai ka hedhur poshtë mundësinë që ushtria ruse të përdor armë bërthamore në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Biden paralajmëron se do t’i dërgojë Ukrainës sistemin e avancuar raketor dhe municion

“E di se shumë njerëz në mbarë botën janë të brengosur lidhur me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. Deri më tani nuk ka ndonjë indikacion se Rusia synon të përdorët armët bërthamore në Ukrainë”, shtoi Biden.

“Të jem i qartë: Çfarëdo përdorimi i armëve bërthamore në këtë konfliktet në çfarëdo shkalle do të ishte plotësisht papranueshme për në sikurse për pjetën tjetër të botës”, tha ndër tjera presidenti amerikan. /Telegrafi/