Site icon Telegrafi

Biden për Putinin: Ai është një diktator vrasës

Presidenti amerikan, Joe Biden ka shkuar më tutje në raport me vlerësimet negative të presidentit rus, Vladimir Putin.

I pari i shtetit amerikan e kishte cilësuar homologun rus kriminel lufte dhe se nuk do të flas ose takojë atë.

Lexo po ashtu Për herë të parë, Biden e quan kriminel lufte Putinin

Kjo ishte hera e parë Biden e quajti kështu presidentin rus, të cilën gjë e kundërshtoi Kremlini.

Gjatë ditës së sotme, ai tha se presidenti i Rusisë është një “diktator vrasës, një ngacmues i pastër që po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës”.

Lexo po ashtu Vladimir Putin, një kriminel lufte - kush vendos për këtë?

Theksojmë se tashmë veprimet e rusëve në shtetin ukrainas po hetohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima, ku mesin e tyre është edhe një qytetar amerikan. /Telegrafi/

Exit mobile version