Site icon Telegrafi

Biden paralajmëron se përplasja e drejtpërdrejtë NATO-Rusi do të shkaktonte “Luftën e Tretë Botërore”

Presidenti amerikan, Joe Biden edhe një herë ka bërë të qartë se SHBA do të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s.

“Dua të jem i qartë: ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të galvanizuar”, ka shkruar fillimisht Biden në Facebook, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, siç ka thënë ai, “ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë”.

Lexo po ashtu Kievi zyrtar zbulon planin djallëzor të Putinit - do të tentojë të nxisë një konflikt Ukrainë-Bjellorusi

“Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore. Dhe diçka që duhet të përpiqemi ta parandalojmë”, ka shkruar më tej Biden.

Sidoqoftë, presidenti Joe Biden paralajmëroi të premten se Rusia do të paguajë një “çmim të rëndë” nëse vendi përdor armë kimike në Ukrainë.

Lexo po ashtu Inteligjenca britanike beson se Rusia po përpiqet "të rikthehet" për një sulm të ri në Kiev

“Unë nuk do të flas për inteligjencën, por Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdorin kimikate”, ka thënë Biden për CNN pas komenteve që njoftuan lëvizje të mëtejshme ekonomike kundër Rusisë.

Lexo po ashtu Pas Ukrainës, Evropa ‘shtron pyetjen’ se kush është caku i ardhshëm i Rusisë – ndoshta Ballkani?

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë, veçanërisht sekretarja e shtypit Jen Psaki, ka paralajmëruar se armët mund të përdoren në konflikt. /Telegrafi/

Exit mobile version