Telegrafi

Biden dhe Zelensky në një takim ballë për ballë në Francë për të diskutuar ndihmën ushtarake për Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Francë, për të diskutuar një paketë armësh prej 225 milionë dollarësh.

Bëhet e ditur se ky takim do të jetë i pari ballë për ballë që kur presidenti ukrainas vizitoi Uashingtonin në dhjetor, kur të dy u hasën në kundërshtimin republikan për më shumë ndihmë për Ukrainën.

Siç raportohet, dyshja do të takohen sërish javën e ardhshme në një samit të G7 në Itali, ku do të diskutohet për përdorimin e aseteve ruse të ngrira pas pushtimit të Ukrainës, për të siguruar 50 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, së fundmi SHBA-ja ka njoftuar edhe një tjetër paketë ushtarake për ushtrinë ukrainase.

Lexo po ashtu SHBA-ja do të njoftojë një tjetër paketë ushtarake për Ukrainën
Sipas zyrtarëve amerikanë, paketa përfshin sisteme raketash artilerie HIMARS, municione si dhe fishekë 155 mm dhe 105 mm.

Artikujt shtesë përfshijnë sistemet antitank Javelin dhe AT-4, armë të vogla dhe municione për armë.

Ndryshe, Biden ka tërhequr një paralele midis betejës së Luftës së Dytë Botërore kundër tiranisë dhe luftës së Ukrainës me Rusinë, duke e quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, një “diktator”. /Telegrafi/