Telegrafi

Biden dhe Johnson përshëndetin marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe dy vendeve nordike

Vendet perëndimore kanë mirëpritur lajmin, se Turqia ka hequr bllokadën për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Janë presidenti amerikan dhe kryeministri britanik që reaguan ndër të parët lidhur me këtë lajm, që e kanë quajtur fantastik, transmeton Telegrafi.

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka shkruar në Twitter se i jep mbështetje të fuqishme marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe dy vendeve nordike.

Lexo po ashtu Pas heqjes së bllokadës së Turqisë që i hap rrugë anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO – reagon Stoltenberg

“Lajm fantastik në Samitin e NATO-s. Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do ta bëjnë aleancën më të fortë dhe të sigurtë”, tha Johnson.

Siç raporton Reuters, presidenti amerikan Joe Biden gjithashtu ka mbështetur marrëveshjen – duke thënë se është një ndryshim i madh në pasqyrën e sigurisë globale.

“Është një ndryshim i madh në siguri në nivelin global”, tha presidenti amerikan. /Telegrafi/