Agjencia bullgare BGNes bën të ditur se Brukseli i ka kritikuar aktivitetet e Greqisë dhe OJQ-ve në lidhje me tentimin për kalimin ilegal të migrantë nga territori i Greqisë në atë të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj agjencie, Komisioni Evropian (KE) u ka bërë thirrje autoriteteve greke që të pastrojnë kampin Idomeni dhe refugjatët t’i transferojnë në kampet ligjore brenda territorit të Greqisë.
Gjithnjë sipas agjencisë BGNes, Brukseli ka kritikuar edhe OJQ-të, veprimet e të cilave kanë nxitur në kalim ilegal të kufirit nga migrantët./Telegrafi/