Këngëtarja e njohur amerikane, Beyonce, së shpejti pritet të jetë pjesë e filmit “A Star is Born”.
34-vjeçarja pritet të jetë aktorja kryesore në ribërjen e filmit të njohur, që do të jetë debutimi i Bradley Cooperit si regjisor.
Filmi pritet të nisë incizimet në fund të vitit të ardhshëm ose në fillim të viti 2017, transmeton koha.net.
“Beyonce do të jetë pjesë e filmit”, ka thënë një burim i Pagesix duke shtuar se “Bradley nuk ka gjetur akoma pjesën tjetër të aktorëve”.
“A Star Is Born” fillimisht ishte lansuar më 1937, më pas më 1954 dhe së fundmi në vitin 1976.
Aty bëhet fjalë për një yll televiziv që ndihmon një këngëtare të re për të arritur famën, teksa shkatërron veten me alkool.