Këngëtarja e njohur, Beyonce, është duke punuar në albumin e ri. Ajo ka lansuar këngën e saj të re, “Formation”, një ditë para se të performonte në shfaqjen “Super Bowl” me rok bendin Coldplay.
Revista Billboard raporton se stilisti i këngëtares, Ty Hunter, ka thënë se ka dëgjuar albumin e saj të ri, transmeton Koha.net.
“Kam dëgjuar albumin e ri dhe është përtej mahnitëses”, ka thënë Hunter gjatë emisionit Watch What Happens Live.
Ky album është i gjashti me radhë i Beyonce. Këngëtarja gjithashtu ka paralajmëruar edhe turneun botëror duke filluar nga Amerika Veriore në muajin prill, para kalimit të Atlantikut në qershor dhe korrik.
Ndërsa në Britani dhe Irlandë, ajo do të performojë në Londër, Cardiff, Manchester, Glasgow, Dublin dhe Sunderland. Biletat e këtij turneu do të dalin në shitje online të martën e ardhshme, më 16 shkurt.