Telegrafi

Besiktasi refuzohet nga Arsenali për Welbeckin

(Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Pas largimit të Cenk Tosun drejt Evertonit, Besiktasi është në kërkim të një sulmuesi.

Klubi turk tash e disa kohë sytë i kishte të kthyer nga Liga Premier, më saktë në Danny Welbeckun e Arsenalit.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët me pagat më të mëdha në Ligën Premier

Por, në fund ata morën përgjigjeje negative pasi trajneri Arsene Wenger nuk dëshiron që të largohet ish-sulmuesi i Manchester Unitedit.

“Dua që Welbeck të qëndrojë këtu”, ka thënë Wenger shkurt në konferencën për media i pyetur për të ardhmen e anglezit.

27-vjeçari ka shënuar këtë sezon tri gola dhe ka dhuruar një asistim në Ligën Premier. Ai është paraqitur në shtatë ndeshje si titullar dhe në nëntë si rezervist, duke luajtur kështu 704 minuta.

Për atë interesim ka shfaqur edhe Crystal Palace. /Telegrafi/