Telegrafi

Besiktasi interesohet për yllin e Kombëtares, Esat Mala

Esat Mala është njëri nga futbollistët më të talentuar shqiptar që aktivizohet me Partizanin në elitën e futbollit në Shqipëri.

Mesfushori nga Kosova është aktivizuar për Kombëtaren e Shqipërisë U21 në përballje me Turqinë U21 në një ndeshje që përfundoi në barazim 2-2.

Kështu ka ndodhur për Esat Malën, i cili është vënë në shënjestër nga Besiktas sipas informacioneve të disa medieve në Turqi.

Mesfushori i Partizanit shikohet si një mundësi për të rigjeneruar klubin, duke qenë se është i talentuar dhe vetëm 20 vjeç.

Nuk flitet për takim dhe ofertë në drejtim të klubit kampion të Shqipërisë, por thjesht interes, që mendohet se është ndezur nga ish-basketbollisti i Besiktas, Nihat Mala (familjar i Esatit), i cili ka lindur në Turqi, por ka prejardhje shqiptare.

Kujtojmë që vitin e kaluar për Malën interesim kishte shfaqur edhe skuadra e njohur gjermane Stuttgart. /Telegrafi/