Besiktasi shpreson që të nënshkruajë me Marouane Fellaini nga Manchester United.
Belgu mbetet pa kontratë në fund të këtij edicioni dhe ai është i lidhur me Besiktasin, por edhe gjigantin tjetër turk, Galatasarayn.
Jose Mourinho nuk e sheh lojtarin si pjesë të klubit edhe për shumë kohë, ndërsa Unitedi i kishte ofruar vetëm një vit kontratë.
Vëllau i Fellainit, Mansouri, është parë së bashku me Metin Albayrak, zyrtar i lartë i Besiktasit, i cili e ka konfirmuar se klubi i tyre e do lojtarin.
“Fellaini është në listën tonë dhe do të bëjmë përpjekje që të nënshkruajmë me të dhe jo vetëm”.
“Nuk është lojtari i vetëm që jemi duke e vëzhguar, pasi vëzhguesit tanë janë duke shikuar nga afër 20 lojtarë”.
“Planet e transferimeve nuk përfundojnë kurrë. Do të tentojmë disa lojtarë”.
“Klubi po shikon lojtarë në Turqi dhe në Evropë. Duam të blejmë edhe për janar, por edhe për në fund të sezonit”, ka thënë Albayrak. /Telegrafi/