Site icon Telegrafi

Besiktas shpallet kampion i Turqisë me pikë të barabarta me Galatasarayn, titulli vjen fal goldallimit

Ka përfunduar me dramë kampionati i Turqisë për edicionin 2021/22, ku Besiktasi në fund arriti të shpallej kampion.

Falë fitores shumë të vështirë ndaj Goztepes si mysafir me rezultat 2-1, Besiktas arriti të kurorëzohej me titullin kampion.

Kjo erdhi  pavarësisht se në renditje kishte pikë të barabarta me Galatasaray, nga 84 sosh.

Mirëpo ishte goldallimi ai që bëri diferencën, pasi në ndeshjet direkt të dy skuadra kishin fituar nga një herë.

Besiktasi kishte goldallimin prej 45 golave, kurse Gallata 44.

Galatasaray mposhti Yeni Malatyasporin me rezultat 3-1 në ndeshjen e fundit.

Për Besiktasin kjo është hera e 16-të në histori që kurorëzohet me titullin kampion.

Bardhëznjtë do ta luajë me Antalaysporin edhe në finalen Kupën e Turqisë ditë më vonë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version