Telegrafi

Besiktas ndal transferimin e Taliscas te Interi

Anderson Talisca mund të jetë përforcimi i radhës së skuadrës së Interit.

Për shërbimet e mesfushorit brazilian të Benficës, i cili është i huazuar te kampioni turk i Besiktasit, raportohet se ka bërë një ofertë gjiganti italian.

Fanatik.com.tr shkruan se nerazurrët kanë ofruar 40 milionë euro për futbollistin brazilian, i cili po cilësohet si pasardhës i Rivaldos.

Por, Besiktas thuhet se po dëshiron ta lirojë lojtarin pasi ka marrëveshje të vlefshme për huazim deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, Inter ka edhe opsionin e lirimit të Gary Medelit, i cili po kërkohet me ngulm prej Besitasit, në mënyrë që të arrihet deri tek lojtari i Benficës.

Ndryshe, Talisca ka qenë sezonin e kaluar vendimtar te Besiktas, duke shënuar 13 gola në 22 paraqitje. /Telegrafi/