Telegrafi

Bernardo Silva refuzon Arsenalin, në pritje të një telefonate nga Barcelona

Bernardo Silva pritet të largohet nga Manchester City gjatë këtij afati kalimtar veror.

Mesfushori ofensivë nuk është i kënaqur me tretmanin e klubit kohëve të fundit dhe ka mbetur në bankën rezervë.

Ardhja e Jack Grealish ka bërë që Guardiola ta lë në bankë mesfushorin portugez i cili ka kërkuar largimin.

Arsenali ka treguar interesim konkret për lojtarin me trajnerin Mikel Arteta që e pëlqen shumë, por duket se ky transferim nuk do të ndodhë.

“Bernardo Silva ka refuzuar një lëvizje te Arsenali dhe mendoj se ky është një vendim i drejtë, pasi nuk mendoj se do të ishte një hap përpara në karrierën e tij”, ka thënë gazetari protugez Felipe Dias.

“Bernardo dëshiron të luan dhe jetoj në Barcelonë, por ata kanë probleme të mëdha financiare dhe nuk dihet nëse bëhet ky transferim”, tha Dias.

Gjithsesi në garë për portugezin mbetet edhe Atletico Madrid, derisa City pretendon të fitojë mbi 50 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/