Site icon Telegrafi

Bernardo Silva i ofrohet Real Madridit dhe Barcelonës

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva mbetet i hapur për t’u larguar nga kampionët e Ligës Premier këtë verë dhe tashmë i është ofruar klubeve të mëdha nga La Liga.

Ylli portugez u përpoq të largohej një vit më parë përpara se të angazhohej përfundimisht në klub për gjithë sezonin, ku ishte njëri nga lojtarët kryesor.

Megjithatë, sipas gazetës L’Equipe, qëndrimi i Bernardo Silvas nuk ka ndryshuar dhe agjenti Jorge Mendes po përpiqet të bëjë biznes në të gjithë Evropën.

Lexo po ashtu Barcelona insiston për transferimin e Bernardo Silvas

Mendes thuhet se i ka ofruar shërbimet e klientit të tij tek gjigantët e La Ligas, Real Madrid dhe Barcelona.

Blaugranët janë të interesuar për lojtarin pasi ka kohë që e pëlqejnë, por ende nuk janë komod me gjendjen e tyre financiare.

Nga ana e tij, menaxheri i Cityt, Pep Guardiola, mbetet me shpresë që Bernardo të qëndrojë për sezonin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version