Bernardo Silva nuk do t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori portugez ka qenë synimi kryesor i katalunasve, por ai do të mbetet te Manchester City.
Gjiganti katalunas, Barcelona shpresonte në shitjen e Frenkie de Jong dhe paratë e fituara nga holandezi t’i përdornin për transferimin e Bernardo Silvas në Camp Nou.
Megjithatë ky transferim nuk do të ndodhë dhe ka qenë vet mesfushori portugez që ka konfirmuar një gjë të tillë.
28-vjeçari ishte ndër më të mirët në fushë në fitoren e Cityt 6-0 ndaj Nottingham Forest, derisa pas ndeshjes ka konfirmuar qëndrimin në Etihad Stadium.
“Nuk kq pasur asnjë ofertë dhe unë do të qëndrojë te City. Vendimi tashmë është marrë dhe jam i lumtur për këtë”, ka deklaruar mesfushori spanjoll.
Ditë më parë trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka shprehue hapur dëshirën pëe transferimin e Bernardo Silvas në Camp Nou, por do të mbetet vetëm dëshirë e teknikut katalunas.
Reprezentuesi portugez është pjesë e Cityt nga edicioni 2017-18, derisa ka kontratë me kampionët e Anglisë deri në verën e vitit 2025. /Telegrafi/