Telegrafi

Bernardo Silva injoron interesimin e Barcelonës

Mesfushori portugez, Bernardo Silva i intereson Barcelonës, por ky i fundit ka thënë se është i lumtur te Manchester City.

Bernardo Silva ka qenë i lidhur kohëve të fundit me një transferim në verë te Barcelona pas një sezoni mbresëlënës me Cityn.

Megjithatë, ylli portugez nuk është i bindur nga këto thashetheme dhe ka vendosur të injoroj spekulimet që e lidhin atë me një lëvizje të mundshme në  Barcelonë.

Lexo po ashtu Liga Premier zgjedh ekipin e vitit, dominojnë lojtarët e Man Cityt - Mungojnë Salah dhe Hazard

25-vjeçari synon të respektojë zgjatjen e kontratës që ai ka nënshkruar me Cityn dhe këtë se ka thënë gjatë një interviste për mediat portugeze.

Festa e Bernardos pas një goli ndaj Unitedit (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Unë sapo kam rinovuar kontratën time me Manchester Cityn dhe pas këtij sezoni kam edhe tre vjet kontratë”.

“Jam shumë i lumtur në Manchester”, ka thënë për Bernardo për Record. /Telegrafi/