Mesfushori portugez, Bernardo Silva i intereson Barcelonës, por ky i fundit ka thënë se është i lumtur te Manchester City.
Bernardo Silva ka qenë i lidhur kohëve të fundit me një transferim në verë te Barcelona pas një sezoni mbresëlënës me Cityn.
Megjithatë, ylli portugez nuk është i bindur nga këto thashetheme dhe ka vendosur të injoroj spekulimet që e lidhin atë me një lëvizje të mundshme në Barcelonë.
25-vjeçari synon të respektojë zgjatjen e kontratës që ai ka nënshkruar me Cityn dhe këtë se ka thënë gjatë një interviste për mediat portugeze.
“Unë sapo kam rinovuar kontratën time me Manchester Cityn dhe pas këtij sezoni kam edhe tre vjet kontratë”.
“Jam shumë i lumtur në Manchester”, ka thënë për Bernardo për Record. /Telegrafi/