Juventus mund të përdorë Federico Bernardeschi që të arrijë te mesfushori Jorginho që aktualisht është pjesë e Chelseat.
Ka kohë që flitet për një ribashkim mes Maurizio Sarrit dhe Jorginhos që ishin së bashku te Napoli.
Bernardeschi nuk është pjesë e planeve të Juventusit dhe është në treg, ku nuk mohohet futja në marrëveshje për shkëmbim.
Këto përfshijnë edhe emrat si Lucas Paqueta i Milanit dhe Arkadiusz Milik i Napoli.
Sipas stacionit televiziv Sportitalia, opsioni i fundit është largimi i Bernardeschi drejt Stamford Bridge si shkëmbim për Jorginhon.
Sarri e kishte ofruar Jorginhon te Chelsea në verën e vitit 2018 për rreth 57 milionë euro.
Deri më tani këtë sezon, ai ka kontribuar me shtatë gola dhe dy asistime në 37 ndeshje. /Telegrafi/