Federico Bernardeschi mund të largohet nga Juventusi më shpejt se që e kishte menduar.
Juventusi ka transferuar yllin suedez Dejan Kulusevski dhe kjo është arsyeja që Bernardeschi mund të largohet.
Zonja e Vjetër pagoi 35 milionë euro për 19-vjeçarin që ka shpërthyer këtë edicion në Serie A me fanellën e Parmës.
E me ardhjen e suedezit, hapësirat për sulmuesin italian Federico Bernardeschi janë edhe më të pakta.
Kjo ka bërë që lojtari të mendojë largimin nga Zonja e Vjetër, pasi dëshiron të luaj rregullisht ku do të mund të ftohej edhe për Euro 2020.
Roma dhe Inter janë dy skuadrat e mëdha italiane që e pëlqejnë shumë lojtarin.
Por ndërkohë reprezentuesi italian po ndiqet me kujdes edhe nga Barcelona.
Gjithsesi Juventus synon që nga shitja e tij të fitojë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/