Futbollisti kosovar, Valon Berisha është bërë lojtari kryesor tek Red Bull Salzburg.
Edhe në derbin kryesor në kampionat mes Rapid Vjenës dhe Red Bull Salzburgut, kosovari tregoi cilësitë e tij.
Skuadra lidere në Bundesliga të Austrisë ka triumfuar me rezultat minimal 0-1 falë një goli spektakolar nga Berisha.
Ylli i Kosovës shënoi në minutën e 71-të nga gjuajtja e lirë.
Goli i 23-vjeçarit po cilësohet si më i miri i javës në kampionatin austriak. /Telegrafi/