Site icon Telegrafi

Berisha vazhdon me formë të lartë, vlerësohet pas asistimit

Mesfushori i talentuar kosovar, Valon Berisha ka vazhduar me formë të mirë edhe këtë fundjavë në Austri.

Ylli i Red Bull Salzburg ishte titullar si gjithnjë në fitoren e skuadrës së tij në udhëtim tek St Polten 1-2.

Berisha qëndroi në fushë për gjatë 83 minutave ku ishte edhe asistues tek goli i parë i shënuar nga Hee Chan.

Asistimi i ditës së shtunë ishte i teti në këtë edicion në Bundesligën austriake për Valon Berishën që ka shënuar edhe shtatë gola.

Kjo ka bërë që ai të marrë lëvdata të mëdha në Austri duke u bërë lojtari kryesor i Salzburgut

Fitorja në udhëtim ka bërë që Salzburg të vazhdoj rrugën drejt një tjetër titulli të kampionit në Austri.

Bardh e kuqtë vazhdojnë të mbetën në pozitën e parë në tabelë dhe i duhet vetëm edhe një pikë për tu shpallur kampionë. /Telegrafi/

Exit mobile version