Mesfushori kosovar, Valon Berisha është duke luajtur ndeshjet e fundit me Red Bull Salzburgun.
Pasi që ditë më parë edhe ka festuar titullin e kampionit në Australi, mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës është bërë shumë i kërkuar.
Ai mund të largohet nga kampionati austriak por e ardhmja e tij pritet të jetë në Gjermani.
Është skuadra e Red Bull Leipzig ajo që ka shprehur interesim për ta marrë në radhët e veta Berishën.
Kujtojmë që Leipzig dhe Salzburg janë me pronar të njëjtë dhe thuajse çdo vit ekipi gjerman merr lojtarë nga ai austriak.
Sipas medieve austriaka, Leipzig pritet të jetë e ardhmja e Berishës pas shkëlqimit të tij në Bundesligën austriake.
Për mesfushorin nga Kosova, interesim ka shprehur edhe skuadra angleze Brighton Albion. /Telegrafi/