Xhensila Myrtezaj është shfaq edhe një herë mahnitëse për 1.7 milion ndjekësit e saj në Instagram.
Këngëtarja e njohur postoi një fotografi sot (e hënë), në të cilën dukej tërë shkëlqim dhe më bukur se asnjëherë më parë.
Me fytyrën e kthyer nga rrezet e diellit, Xhensila shihet me një grim të lehtë dhe flokë të valëzuara, e veshur me një bluzë të thjeshtë ngjyrë gri dhe aksesor.
“O rreze dielli! Ari më i çmuar që gjendet në tokë”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e imazhet.
Ndryshe, kujtojmë që së fundi artistja nga Shqipëria a ka bërë një rrëfim personal duke treguar një histori pas lindjes së vajzës së saj, Ajkës.
Këngëtarja ka dhënë mesazh sensibilizues me rastin e muajit tetor, që njihet ndryshe edhe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke u ka bërë thirrje të gjitha femrave që të bëjnë kontrolle të vazhdueshme dhe të mos kenë frikë që të përballen me sfida të tilla.
Ndryshe, Xhensila është drejt finalizimit të projektit të ri muzikor, që pritet të publikohet së shpejti. /Telegrafi/