Telegrafi

Berchiche: Neymarin e shoh me fanellën e Real Madridit në të ardhmen  

Neymar ka të ngjarë të bashkohet me Real Madridin nëse vendos të kthehet në La Liga nga Paris Saint-Germain, ka thënë ish- bashkëlojtari i tij, Yuri Berchiche.

Ylli brazilian vazhdon të jetë i lidhur me një lëvizje në Santiago Bernabeu, megjithëse ai ka insistuar se është i lumtur në Francë dhe muajin e kaluar, Madridi mohoi se ata kishin bërë ndonjë ofertë për të.

Yuri, i cili kaloi sezonin e kaluar me PSG para se të kthehej në Spanjë për t’u bashkuar me Athletic Bilbao, mendon se Neymar ka të ngjarë të bashkohet me kampionët evropianë nëse ai largohet nga PSG, pavarësisht lidhjeve të forta me klubin e vjetër të Barcelonës.

Lexo po ashtu Reali ka në dispozicion 300 milionë euro për transferime, por pse po pret deri në ditën e fundit të afatit kalimtar?

“E shoh atë duke u kthyer në La Liga”, ka thënë fillimisht Beriche për El Larguero.

Berchiche dhe Neymar gjatë një dueli sa ishin pjesë e Sociedadit, respektivisht Barcelonës (Getty Images)

“Por, më shumë e shoh me fanellën e bardhë sesa në atë me ngjyrë të kaltër dhe kuqe”.

“Ai ishte shumë i lumtur në Barcelonë. Ai ende i pëlqen La Ligan sepse kam folur me të për këtë, kemi një miqësi të mirë dhe ai është një person fantastik”.

Lexo po ashtu Rivaldo: Neymar, herët ose vonë do të transferohet te Real Madridi

“Nëse ai bashkohet me Real Madridin, unë i uroj atij më të mirën”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.

Ndryshe, Neymar pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit mbretëror spanjoll, por ata po presin kohën e duhur për të tentuar transferimin e tij në Bernabeu. /Telegrafi/