Ish-sulmuesi i njohur i Tottenham Hotspur dhe Manchester United, Dimitar Berbatov i beson shumë anglezit Harry Kane dhe shpreson ta shoh te Real Madridi në të ardhmen.
Berbatov beson se duke qëndruar në Tottenham ,Kane nuk do ta prishë trashëgiminë e tij në Angli dhe do t’u japë londinezëve titullin që kanë dëshiruar për pesëmbëdhjetë vjet.
Por, ish-sulmuesi bullgar gjithashtu paralajmëron se nëse Kane largohet, do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm për Real Madridin.
“Mënyra se si luan Kane, ai do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm për çdo ekip në botë”, ka thënë fillimisht Berbatov.
“Mendoj se për shkak të trashëgimisë së tij ai do të qëndrojë këtu, por nëse vendos të largohet, për shembull te Real Madrid, do të ishte një nënshkrim i shkëlqyer”.
“Sigurisht, do të kushtojë shumë shtrenjtë, sepse unë e njoh Daniel Levy dhe ai do të kërkojë shumë për yllin e tij”.
“Do të ishte interesante ta shihnim, sepse jo shumë lojtarë anglezë janë larguar nga Anglia, sepse Liga Premier është ndoshta liga më e mirë dhe të gjithë duan të jenë aty”, përfundoi ish-sulmuesi i njohur. /Telegrafi/