Site icon Telegrafi

“Benzema mundësi e mirë për Interin” – ish bashkëlojtari i francezit beson në transferimin e tij në Serie A

Ish-portieri Sebastien Frey mendon se Interi ka shansin të nënshkruajë me Karim Benzema këtë muaj, duke e quajtur fituesin e Topit të Artë të vitit 2022 ‘një mundësi’ shumë të mirë për klubin italian.

Sulmuesi 36-vjeçar francez u largua nga Evropa për në Arabinë Saudite verën e kaluar, duke iu bashkuar Al-Ittihad me një kontratë fitimprurëse trevjeçare me vlerë deri në 200 milionë euro neto në sezon.

Ai e ka nisur mjaft mirë individualisht në Ligën Pro Saudite, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë pesë asistime në 15 ndeshje.

Benzema thuhet se është bërë i pakënaqur me jetën në Al-Ittihad dhe dëshiron të largohet nga klubi këtë muaj, ku flitej për një kalim te Manchester United.

Duke folur për Calciomercato.com, ish portieri Frey diskutoi situatën e Benzemas dhe sugjeroi që ai mund të bënte kalimin te Interi këtë muaj.

Lexo po ashtu Al Ittihad merr vendim për të ardhmen e Benzemas

“Benzema është në mosmarrëveshje me Arabinë Saudite, ai mund të jetë në treg që në janar. Kam lexuar dhe dëgjuar për Marottan, i cili nuk i ka thënë po ardhjes së tij, por as nuk e ka mohuar. Prioriteti është largimi i Sanchez, nëse ai largohet nga Interi, atëherë Benzema mund të jetë një mundësi”, deklaroi francezi.

Kontrata e Alexis Sanchez me Interin skadon në fund të këtij sezoni dhe për momentin ai ka refuzuar çdo interes nga Arabia Saudite.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit në pesë ligat kryesore - të gjitha transferimet që ndodhën

Nëse gjërat ndryshojnë dhe sulmuesi kilian vendos të largohet në javët e ardhshme, Nerazzurrët mund të provojnë për Benzeman, megjithëse është e vështirë të imagjinohet se si mund të përballojnë pagën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version