Telegrafi

Benzema, Ancelotti dhe fituesit kryesorë në Globe Soccer Awards

(Foto: Twitter/Globe Soccer Awards)

Në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve, Globe Soccer Awards.

Sulmuesi i Real Madridit, njëherësh fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema, ishte padyshim fitues i çmimit për lojtarin më të mirë të vitit.

Trajneri i tij, Carlo Ancelotti, la prapa konkurrentë si Pep Guardiola e Jose Mourinho, për ta fituar çminimin e trajnerit më të mirë.

Veterani i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ishte në mesin e futbollistëve që iu nda çmimi i karrierës, ashtu sikurse Unai Emery që mori një çmim karriere për postin e trajnerit.

Anësori i Liverpoolit dhe Egjiptit, Mohamed Salah, u kurorëzua lojtari i vitit sipas fansave të TikTokut.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara morën çmimin për drejtorin sportiv më të mirë, derisa kreu i Realit, Florentino Perez, fitoi çmimin e presidentit më të mirë dhe Los Blancos u zgjodhën klubi më i mirë i vitit.

Shefi ekzekutiv i Mbretërve, Jose Angel Sanchez, sikurse zbuluesi i talentëve, Juni Calafat, i rrëmbyen çmimet përkatëse.

Sergio Ramos mori çmimin për mbrojtësin më të mirë të gjitha kohërave, derisa një çmim karriere fitoi edhe Wayne Rooney. /Telegrafi/