Site icon Telegrafi

Benitez injoron Ronaldon ndërsa emëron lojtarin më të mirë që e ka pasur nën urdhrat e tij

Në një bisedë në podcastin The Overlap, Rafael Benitez, ish-trajner i Liverpoolit dhe Real Madridit, ka lavdëruar Steven Gerrard si lojtarin më të mirë që ka stërvitur ndonjëherë.

Ky koment erdhi me një ndjesi nostalgjie dhe një nënkuptim të asaj që mund të kishte qenë, duke pasur parasysh periudhën e shkurtër që spanjolli kaloi në klubin madrilen.

“Duhet të them, Stevie (Gerrard) është lojtarin më të mirë që kam stërvitur ndonjëherë”, deklaroi Benitez.

“Sigurisht, kur isha në Madrid, nuk mund ta thosha këtë, por tani mund ta them!”. Ky koment thekson admirimin e thellë që Benitez ka për Gerrardin, i cili ishte kapiten i Liverpoolit gjatë një periudhe shumë të paharrueshme për klubin nën drejtimin e spanjollit.

Periudha e Benitezit në Real Madrid, e cila zgjati nga qershori 2015 deri në janar 2016, ishte mjaft e shkurtër. Koha e shkurtër në krye të Los Blancos e kufizoi ndjeshëm aftësinë e tij për të angazhuar dhe ndikuar thellësisht në skuadrën e Madridit.

Gjatë kësaj periudhe, Benitez u përball me sfidën e menaxhimit të një ekipi që përfshinte superyllin si Cristiano Ronaldo, i cili ishte tashmë në kulmin e fuqive të tij. Zinedine Zidane, që pasoi Benitezin dhe e udhëhoqi Madridin në tre tituj radhazi në Ligën e Kampionëve, vërejti se roli i Ronaldos ishte i thjeshtë: “Gjëja që duhet të bësh me Cristianon është t’i japësh topin — gjithçka tjetër ai e kupton vetë”. /Telegrafi/

Exit mobile version