Telegrafi

Beniada flet për këngën e re, do të jetë duet

(Foto: Instagram/iambeniada)

Ish-banorja e edicionit të parë të ‘Big Brother VIP Albania’, Beniada Nishani, ka treguar se së shpejti do ta shohim në muzikë.

Duke folur për Wake UpTop Channel, ajo ka thënë se do vijë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Arlinda Gjoni.

Modelja ka treguar se do jetë një këngë që do ketë shumë energji, humor dhe patjetër që flet për dashurinë, por paralajmëron publikun se nuk ka lidhje me jetën e saj private.

Lexo po ashtu Beniada Nishani futet në muzikë, paralajmëron këngën e parë?

Sipas Beniadës, ky projekt nuk është fillimi i një karriere në muzikë, thjesht është një eksperiencë e bukur që po bën me shoqen e saj të ngushtë.

“Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë”, është shprehur bukuroshja.