Site icon Telegrafi

Benfica ka marrë dy mega-oferta për Enzo Fernandez

(Foto: Getty)

Enzo Fernandez vazhdon të jetë në shënjestër të klubeve kryesore evropiane, të cilat i duan shërbimet e tij.

Mesfushori i Benficas është lidhur me klube të ndryshme në javët e fundit, ndërsa është raportuar se klubi portugez tashmë i ka refuzuar disa oferta.

A Bola raporton se këto ditë në drejtim të klubit që e pronëson 24-vjeçarin kanë shkuar dy propozime të reja.

(Foto: Getty)

Sipas njoftimit, të dyja ofertat kanë qenë në vlerë prej 127 milionë eurosh, që është shumë më e lartë se klauzola për ndërprerjen e kontratës së tij.

Nuk janë bërë të ditur emrat e klubeve që i kanë bërë këto oferta e as veprimi që do të ndërmarrë Benfica në lidhje me to. /Telegrafi/

Exit mobile version