Ben Foster ka bërë parashikimet e tij në Ligën Premier përpara sezonit të ri.
Portieri u largua nga Watford këtë verë dhe duket se do të rikthehet në Championship me West Brom.
Ai mund të mos jetë më një lojtar i Ligës Premier, por Foster ka vazhduar me videot dhe podkastin e tij në YouTube gjatë gjithë verës.
Dhe tani, vetëm disa javë para fillimit të sezonit, ai ka parashikuar të gjithë tabelën e ligës elitare angleze nga 1-20-ta.
Nëse dikush mund të parashikojë tabelën e Ligës Premier para fillimit të sezonit, është dikush që ka luajtur në ligën e parë për shumë vite.
Natyrisht, afati i transferimeve është e hapur deri në fund të gushtit dhe shumë mund të ndryshojnë nga tani në atë kohë.
Por, Foster ka dhënë parashikimin e tij se kush shpallet kampion, kush luna në garat evropiane dhe kush do të bije në Championship.
Portieri po e mbështet Man Cityn për të fituar sërish Ligën Premier. Jo vetëm kaq, por ai mendon gjithashtu se City mund të fitojë tripletën – duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve të parë në histori.
Është interesante se ai ka shkuar për Chelsean dhe jo për Liverpoolin si sfiduesit më të mëdhenj të Cityt sezonin e ardhshëm.
Liverpool dhe Spurs përbëjnë katërshen më të mirë në sytë e Fosterit pasi Arsenali dhe Manchester United mbeten jashtë.
Në pjesën tjetër të top 10-ës janë Leicester, West Ham, Newcastle dhe Wolves.
Poshtë në fund, Foster mendon se Bournemouth i sapo promovuar (i 20-ti) dhe Nottingham Forest (i 19-ti) janë në situata të vështira.
Megjithatë, ai ka përfshirë Southamptonin – i cili po përgatitet për sezonin e tyre të 11-të radhazi në ligën e parë – në zonën e rënies duke thënë “Unë shqetësohem për ta këtë sezon”. /Telegrafi/