Atletico Madridi mund të rifillojë interesimin e tyre ndaj sulmuesit të Torinos Andrea Belotti këtë verë, sidomos nëse bie çmimi i tij prej 100 milionë eurosh.
Sulmuesi i talentuar italian i njohur si Il Gallo apo “Gjeli” ka mbushur 24 vjet muajin e kaluar dhe është nën kontratë deri në qershor të vitit 2021.
Por, Belotti mban në kontratën e tij një klauzolë masive prej 100 milionë eurosh që është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.
Ai ishte tashmë ishte subjekt i disa ofertave masive gjatë verës nga Evropa, sidomos nga Milani në Serie A, por Torino mbeti e fortë dhe e mbajti lojtarin.
Situata mund të ketë ndryshuar tani, sepse Belotti ka vuajtur nga problemet e lëndimeve dhe deri më tani këtë sezon ka shënuar vetëm shtatë gola dhe ka bërë tre asistime në 18 ndeshje konkurruese.
Sipas Sky Sport Italia, Atletico Madridi nuk kanë humbur besimin e tyre në Reprezentuesin e Italisë dhe janë të përgatitur për të ringjallur interesin e tyre në afatin e ardhshëm.
Belotti mendohet se do të ishte favoriti kryesor për trajnerin Diego Simeone nëse Antoine Griezmann nuk do të vazhdonte me klubin.
Sezonin e kaluar, ish-sulmuesi i Palermos shënoi plot 26 gola në Serie A nga 35 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/