Site icon Telegrafi

Belotti gati për hapin e madh, Juventusi dhe Milani në ‘luftë’ për sulmuesin

Juventusi dhe Milani po ndjekin me vëmendje situatën e Andrea Belottit në Torino, pasi kontrata e italianit skadon në qershor 2022.

Sulmuesi i ‘Granatave’ kishte nevojë të luante rregullisht në sezonin 2020/21 që të zinte një vend në skuadrën e Italisë për “Euro 2020”.

Qëndrimi në Torino i siguroi atij më shumë ndeshje, por që nga sezoni tjetër, Tuttomercatoweb shkruan se sulmuesi mund të jetë i gatshëm të bëjë hapin e madh.

Raportohet se Juventusi është i interesuar për sulmuesin, por një lëvizje nga Granatat te Bianconerët duket e komplikuar.

Milani është i lidhur po ashtu me sulmuesin, ndërsa presidenti i Torinos, Urbano Cairo, dëshiron të kontratë të re me lojtarin, por nëse nuk ndodh kjo, atëherë kuqezinjtë do të përpiqen ta bindin qendërsulmuesin që të lëviz në Milan.

Belotti, kapiteni i Torinos, ka shënuar 11 gola në 20 ndeshje në Serie A këtë sezon, ndërsa ka kontribuar me 103 gola në 213 ndeshje që nga transferimi i tij nga Palermo në vitin 2015. /Telegrafi/

Exit mobile version