Telegrafi

Bellerin mund të largohet nga Arsenali, tri skuadra të mëdha pas tij

Hector Bellerin mund të largohet nga Arsenali pas 10 viteve qëndrim në Londër.

Mbrojtësi i majtë spanjoll është pjesë e Arsenali që nga mosha 15 vjeçare ku ka kaluar të gjitha grupmoshat e këtij klubi.

Megjithatë e ardhmja e tij në Londër nuk duket të jetë e sigurt, pasi ka interesim për lojtarin.

Mediat angleze kanë raportuar se tri skuadra të mëdha, Barcelona, Juventus dhe Paris Saint Germain kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

25-vjeçari ka pasur probleme me lëndime, por ai i ka lënë mbrapa ato dhe këtë edicion po luan për mrekulli.

Spanjolli ka luajtur në 19 ndeshje në të gjitha garat, ku ka asistuar në katër gola të Arsenalit.

Anësori ka kontratë me Topçinjtë deri në verën e vitit 2023, ndërsa Arsenali po mendon ta zëvendësojë me Tariq Lamptey.

Largimi i tij nga Arsenali mund të ndodh vetëm nëse ndonjëra nga skuadrat e interesuara paguan shumën prej 35 milionë eurove. /Telegrafi/