Belgjika po e shqyrton vendimin nëse do t’i dërgojë apo jo aeroplanët e saj luftarak F-16 në Ukrainë.
Kështu të paktën tha kryeministri i vendit Alexander De Croo, i cili theksoi se Belgjika po i ndërron aeroplanët e saj F-16 me ata më të avancuar F-35, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, ministria belge e Mbrojtjes, më herët pati bërë të ditur se F-16 janë shumë të vjetër për Ukrainën dhe se nuk mund të përdoren në luftë, pavarësisht se De Crook tha se mund të jenë të dobishëm për shembull për trajnimin e pilotëve.
“Kam kërkuar nga ministria e Mbrojtjes të shoh se sa të dobishëm mund të jenë F-16 tanë në Ukrainë”, tha De Croo duke folur në margjinat e takimit në Asamblenë e Përgjithshmë të Kombeve të Bashkuara në New York.
“Duhet të shqyrtojmë të gjitha mundësitë”, tha për fundi kryeministri belg. /Telegrafi/