Një xhirimi i The Weeknd duke pozuar për fotografët në Kanë po shpërndahet në rrjetet sociale dhe duket se qëndrimi i vetëkënaqur i këngëtarit ka qenë i tepërt për shumëkënd dhe e kanë cilësuar videon si të pakëndshme për t’u shikuar.
Një nga titujt më mbresëlënës të prezantuar në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Filmit në Kanë është seriali “The Idol” në të cilin shfaqet Abel Tesfaye.
Derisa vet seriali nuk i ka gëzuar kritikët, ndonëse pas shfaqjes mori duartrokitje disa minutëshe, këngëtari tërhoqi vëmendjen me veprimet e tij në premierë. Gjegjësisht, në rrjetet sociale po shpërndahet një video e The Weeknd duke pozuar në tepihun e kuq.
Abel Tesfaye in new video. pic.twitter.com/jM52XDsc8z
— Pop Tingz (@ThePopTingz) May 25, 2023
Duket se i famshmi, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, ishte mjaft i sigurt për pamjen e tij që është konsideruar ‘e tepërt’ nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
“Ai mendon se është aq i pashëm sa është aq e pakëndshme për ta parë” – ishte një nga një seri komentesh të ngjashme në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.
/Telegrafi/