Site icon Telegrafi

Begaj pret Osmanin: Shqipëria mbështet Kosovën, më shumë bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është në një vizite dyditore në Tiranë.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Begaj zbuloi një pjesë të bisedës që zhvilloi me Osmanin duke nënvizuar se dialogu është rruga e paqes dhe një nga pikat më të rëndësishme që duhet të vijojë në mënyrë që t’i jepet zgjidhja përfundimtare.

Ndër të tjera ai foli dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror, si një pikë strategjike ku fokusi duhet të jetë te thellimi i partneritetit mes vendeve.

“Lidhur me bashkëpunimin ndërshtetëror vëmendja kryesore u përqendrua në forcimin e thellimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik në të gjitha aspektet. Nënvizova se marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë shumë të mira dhe se duhet të udhëhiqemi gjithmonë nga interesi kombëtar për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha nivelet, ekonomik, politik, social e kulturor, si dhe për të avancuar në proceset integruese euro-atlantike”, u shpreh Begaj.

Presidenti shtoi se karakteri strategjik i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës është me rol unik në stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të gjithë rajonit. /Telegrafi/

Exit mobile version