Ish-kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka pranuar se ai kishte refuzuar Real Madridin gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv.
Gerrard luajti për Liverpoolin gjatë 17 sezoneve të jashtëzakonshme duke bërë mbi 500 paraqitje në elitën e futbollit anglez.
Vetëm dy lojtarë, Ryan Giggs dhe ish-bashkëlojtari i tij, Jamie Carragher, kanë bërë më shumë paraqitje në Ligën Premier për një ekip, dhe statusi i tij si legjendë tashmë është siguruar.
Përkundër faktit që nuk e fitoi asnjëherë titullin e Ligës Premier, lidershipi i tij i jashtëzakonshëm e udhëhoqi Liverpoolin drejt finales në Ligën e Kampionëve në vitin 2025, së bashku me dy trofe të FA Cup.
Sidoqoftë, ai ishte lidhur shpeshherë me një largim nga klubi i tij i fëmijërisë, më së shumti tek rivali Chelsea.
Real Madridi gjithashtu kishte shprehur interesim për të në vitin 2008, por Gerrard insiston se ai nuk ishte penduar që nuk është transferuar në Londër ose Madrid.
“Kisha oferta nga Real Madridi dhe Chelsea, por zemra ime gjithmonë ishte me Liverpoolin. Unë kurrë nuk u pendova për vendimin tim. Nëse do rikthehesha në kohë, do ta bëjë të njëjtën”, ka thënë Gerrard.
Gerrard momentalisht është në krye të ekipit arab Al Ettifaq, ndërsa ka pranuar se mbetet me shpresë që do ta bind Lionel Messin të transferohet në Lindjen e Mesme në të ardhmen./Telegrafi/