Telegrafi

Befason De Biasi: S’ka vlerë vendi i parë! (Video)

Shqipëria triumfoi kundër Lihtenshtejnit me rezultat 2:0 në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2018.

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi është shprehur i kënaqur për rezultatin por jo dhe aq për lojën pasi ishte i mendimit se kuqezinjtë mund të kishin luajtur dhe më mirë.

Lexo po ashtu Shqipëria fiton me qetësi, kryeson e vetme para Italisë dhe Spanjës (Video)

Për vendin e parë në grup pas barazimit të ndeshjes Itali-Spanjë, De Biasi tha se kjo nuk do të thotë asgjë pasi deri tani janë luajtur vetëm dy ndeshje në grup.

Italiani nuk e sheh vendin e parë në grup si një avantazh në rrugëtimin drejt një vendi në Botërorin 2018.

“Nuk ka vlerë vendi i parë, kemi bërë dy ndeshje. Kemi pasur edhe një kalendar të përshtatshëm, zakonisht në favorin tonë nuk ka asgjë. Italia dhe Spanja u përballën me njëri-tjetrin dhe ata janë favoritet për vendet e para. Pas dy ditësh do të shohim më mirë situatën”, tha de Biasi.