Telegrafi

Befasi, dedikime romantike e fotografi të përbashkëta – të famshmit shqiptarë urojnë partnerët për Ditën e Shën Valentinit

Sot (e diel) shënohet Shën Valentini apo Dita e të Dashuruarve.

Është pikërisht dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave e surprizave të ndryshme.

Dhe më këtë rast befasitë, dedikimet romantike nuk munguan as nga të famshmit shqiptarë, të cilët përmes rrjeteve sociale zgjodhën fotografitë e përbashkëta për të uruar partnerin/en.

Beatrix Ramosaj, Shkenda Dubova, Big Mama, Anita Muçaj – Haradinaj, Enis Bytyqi, Dafina Zeqiri dhe DJ Geek, Butrint Imeri, Lori Hoxha, Lei Kraja – janë ndër të famshmit shqiptarë që kanë uruar apo kanë realizuar fotosesione të veshur me të kuqe, si ngjyrë simbolike të Shën Valentinit.

Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qenë ndër të parët artistë që ka uruar festën e Shën Valentinit.

“Urime Ditën e Shën Valentinit. Për më shumë e më shumë dashuri sot, nesër dhe gjithmonë”, ka shkruar ajo.

Shkenda Dubova

Shkenda Dubova (Foto: Instagram)

Artistja nga Gjilani ka uruar Ditën e të Dashuruarve në rrjete sociale dhe ka deklaruar se është beqare.

“Urime Shën Valentini për të gjithë shpirtat e dashuruar, për të gjithë ata që po më pyesni se a jam në lidhje apo e dashuruar – unë nuk jam në lidhje jam e lirë si zogu, jam beqare. Kështu që ju uroj sa më shumë harmoni dhe sa më shumë dashuri”, theksoi Dubova.

Big Mama

Big Mama (Foto: Instagram)

Këngëtarja nga Maqedonia, Big Mama, ndonëse vazhdon të jetë beqare për Ditën e të Dashururve publikoi një fotografi nga shtrati me një arush, ku shkroi: “Gëzuar Shën Valentinin”.

Anita Muçaj – Haradinaj

Anita Muçaj (Foto: Instagram)

Prezantuesja e njohur shqiptare u befasua ditën e djeshme nga bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj dhe fëmijët duke i dhuruar nga një trëndafil të kuq.

“Në vigjilje të Shën Valentinit! Gëzuar pë rata që kanë shumë dashuri për të marrë dhe dhuruar”, tha Muçaj.

Enis Bytyqi

Enis Bytyqi (Foto: Instagram)

Këngëtari nga Ferizaj uroi Ditën e Shën Valentinit me një fotografi nga martesa përkrah bashkëshortes së tij, Rinës.

“Urimë Ditën e Shën Valentinit”, ka thënë Bytyqi.

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Çifti të cilët u rikthyen sërish bashkë nuk munguan me dedikime e fotografi provokuese në rrjete sociale.

“Valentimi im”, ka shkruar Dafina në një imazh ku shfaqet sipër partnerit të saj, DJ Geek. Ky i fundit në anën tjetër publikoi një imazh nga pushimet duke bërë të njëjtin përshkrim, “Valentini im”.

DJ Geek (Foto: Instagram)

Butrint Imeri

 

Këngëtari Butrint Imeri ka realizuar një set të ri fotografik për Ditën e të Dashuruarve. Ai u shfaq me një kostum elegant të zi e me një sërë trëndafilash të kuq në dorë.

“Valentini juaj”, ka qenë përshkrimi i fotografive.

Lori Hoxha

 

Blogerja shqiptare ka ndarë një fotografi në rrjete sociale në të cilën mban në duar disa trëndafila dhe pyet nëse ndokush dëshiron të bëhet ‘Shën Valentini’ i saj.

“Bëhu Valentini im”, ka shkruar ajo.

Lei Kraja

Prezantuesja shqiptare u shfaq në një pozë provokuese për Shën Valentin, me një palë sytjena të kuqe e geta të po së njëjtës ngjyrë.

“Urime Dita e Shën Valentinit. Nuk ka asnjë formulë për dashuri. Ekziston në forma dhe mënyra të ndryshme”, kanë qenë fjalët e Krajës. /Telegrafi/