Site icon Telegrafi

Bebet duhet të flenë me prindërit për një vit që të shmangin vdekjen e papritur

Të porsalindurit duhet të flenë në të njëjtën dhomë të fjetjes me prindërit për të paktën gjashtë muajt e parë të lindjes për t’i minimizuar rreziqet e vdekjeve të papritura që ndërlidhen me çështjen e gjumit, sipas udhëzuesve të ri nga mjekët e SHBA-së

Më idealja është që bebet të flenë në dhomën e prindërve çdo natë për një vit të plotë, transmeton Telegrafi.

Por, bebet nuk duhet ta ndajnë të njëjtin shtrat me prindërit, pasi që kjo i rritë rreziqet e sindromës të vdekjes së papritur të bebeve, tregohet në këta udhëzues.

Vendi më i sigurt për të bërë gjumin bebja është në një hapësirë të rrafshët, siç është krevati i bebeve pa jastëk apo parakolp.

Sipas mjekëve, të fjeturit në të njëjtën dhomë me prindërit mund ta zvogëlojë rrezikun e vdekjeve të bebeve për mbi 50 për qind.  /Telegrafi/

Exit mobile version