Bebe Rexha ka qenë pjesë e ndejës së organizuar nga revista InStyle pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Golden Globes.
Këngëtarja shqiptare kishte zgjedhur një fustan kadifeje dhe dukej për mrekulli në këtë eveniment.
30-vjeçarja i ka publikuar disa fotografi dhe video nga kjo ngjarje, duke marrë komplimente dhe pëlqime të shumta nga fansat e saj.
Ndërkaq, edhe fotoreporterët e pranishëm në këtë eveniment janë tërhequr nga dukja e saj duke i realizuar një set fotografik.
“E përsosur”; “E bukur si zakonisht”; “Mbresëlënëse” – janë disa prej komenteve të fansave të saj. /Telegrafi/