Bebe Rexha gjithmonë ka qenë krenare me prejardhjen e saj.
Sidoqoftë, tash ajo duket se po informohet edhe me trendet dhe muzikën shqiptare në përgjithësi.
Ajo si duket ka pëlqyer tej mase projektin “Hitman” nga Capital T, shkruan Telegrafi.
Ajo shihet teksa bën stërvitjet me trajnerin e saj, teksa në prapavijë dëgjohet kënga e superyllit shqiptar të hip hopit.
Ky është një tjetër indikator për suksesin e Capital T dhe sidomos të hitit të tij “Hitman”, e po ashtu dëshmon dashurinë e Bebe Rexhës për prejardhjen e saj. /Telegrafi/