Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha aktualisht po shijon një sukses të jashtëzakonshëm me bashkëpunimin e ri me David Guetta “I’m Good (Blue)”.
Brenda një kohe të shkurtër kënga është kthyer në një hit global dhe ka pushtuar top-listat në vende të ndryshme të botës.
Megjithatë, 33-vjeçarja po u qëndron afër fansave edhe me postime të ndryshme në rrjete sociale në të cilat shfaqet përherë në formë të mirë.
Së fundmi, Bebe ka postuar disa imazhe të reja teksa shkëlqente me dukjen atraktive.
Ylli i muzikës pozoi e veshur e tëra me ngjyrë rozë, bluzë të transparente, pantallona dhe doreza të ngjashme.
Për t’u dukur edhe më e kompletuar, Bebe mbante dhe një palë vathë rozë dhe makijazh të theksuar me nuanca me të njëjtën ngjyrë dhe qafore diamanti.
Krijuesja e hiteve dukej në formë të mrekullueshme ndërkohë nuk munguan as komentet e shumta nga ana e fansave.
Ndryshe, krahas karrierës së suksesshme muzikore, Bebe prej kohësh po shijon një histori dashurie me producentin amerikan, Keyan Safyari. /Telegrafi/