Site icon Telegrafi

Bebe Rexha shfaqet e zhveshur teksa i nënshtrohet trendit në TikTok

Bebe Rexha (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Pasi kishte shpërndarë lajmin dramatik për prindërit e saj, të cilët kishin kontakt me COVID-19 muajin e kaluar, duket se Bebe Rexha tashmë e ka marrë veten, pas asaj çka ka përjetuar, shkruan Daily Mail.

30-vjeçarja është shfaqur në rrjetin social Tik Tok, ndërsa është parë afër një pishine duke iu është nënshtruar trendëve që po bëhen nga mbarë bota.

Fillimisht, Bebe mbante të veshur një fustan të zi e të ngushtë, ndërsa për aksesorë kishte vendosur të mbante syze me dimensione të mëdha.

Lexo po ashtu Përse është Bebe Rexha ende beqare?

Duke dhuruar puthje për të gjithë ndjekësit e saj, papritur Bebe u shfaq vetëm në bikini, e më pas edhe pa to, por e mbuluar me një kapele.

Ani pse ajo duket mjaft e hareshme këtyre ditëve të fundit, ajo ka qenë duke mbështetur po ashtu fushatën “Black Lives Matter”, pas vdekes së afro-amerikanit George Floyd. /Telegrafi/

@beberexha

haven’t posted a tiktok in a while so thought I’d get a little bit nakey

♬ Don’t Rush (feat. Headie One) – Young T & Bugsey

Exit mobile version