Bebe Rexha ka shkëlqyer me performancën e saj në pistën e modës në Neë York gjatë spektaklit të modës për koleksionin ‘e1972’ në evenimentin e të shtunës mbrëma.
Për këtë ngjarje, ajo kishte veshur një fustan të zi që ia vinte në pah figurën e saj trupore dhe të hapur në pjesën e këmbëve.
Dhe duke qenë se gjithmonë fokusi është te të pasmet e saj, 30-vjeçarja i ka kapur ato gjatë performancës, ndërsa në Instagram e ka publikuar një video duke e vënë në plan të parë asetin e saj më të përfolur.
“Isha duke e incizuar albumin tim, mirëpo dola në Javën e Modës në New York për ta mbështetur shoqen time, Julia Haart, për ‘E1972’”.
Haart është dizajnere amerikane dhe shefe ekzekutive e Elite World Group, ndërsa ky brend e ka zhvilluar koleksionin E1972 që ka debutuar në Javën e Modës në New York. /Telegrafi/