Telegrafi

Bebe Rexha publikon një video nga xhirimi i trupit të saj me veshjen në ‘AMA 2020’

(Foto: Instagram/beberexha)

Bebe Rexha vazhdon të jetë në frymë e ceremonisë së ‘American Music Awards 2020’, e cila u mbajt të dielën mbrëma në Los Angeles.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, mahniti me dukjen e saj gjatë pjesëmarrjes në këtë eveniment, e veshur me një fustan që ishte mjaft i hapur te pjesa e kofshës, por kishte një prerje edhe te pjesa e gjoksit.

31-vjeçares i ka pëlqyer dukja e saj, ashtu që e ka publikuar një vide, në të cilën e ka xhiruar trupin me këtë fustan.

Lexo po ashtu American Music Awards 2020: Dukjet më të mira në tapetin e kuq

“Më pëlqen kjo video. Kaloni një ditë të mirë, ju dua”, ka shkruar Bebe në përshkrimin e xhirimit të publikuar në Instagram.

Kujtojmë që ylli me origjinë nga Dibra ishte në mesin e yjeve që kanë performuar në ceremoninë e ‘American Music Awards 2020’ që u zhvillua në fundjavën që lamë pas.

Lexo po ashtu Performanca e Bebe Rexhës me Doja Cat në ‘AMA 2020’

Shqiptarja e famshme është bashkuar me Doja Cat për të interpretuar këngën “Baby, I’m Jealous”, ndërsa e nisi interpretimin në një skenë që ishte rregulluar të dukej si një shpellë parahistorike. /Telegrafi/