Telegrafi

Bebe Rexha dhe vëllai i saj u mësojnë valle shqiptare miqve të tyre amerikanë

Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha vazhdon të bëjë krenare shqiptarët me sukseset e saj.

Ajo është vazhdimisht aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat momente të ndryshme nga jeta e përditshme.

Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

Së fundmi, ajo ka publikuar disa video në InstaStory ku shfaq vëllanë e saj, Florentin, duke vallëzuar me këngë shqiptare me disa miq të tij amerikanë.

Ai po u mësonte hapat e të kërcyerit në shqip, nën ritmet e këngës “hatixhe”, të reperit të njohur Capital T.

Ky i fundit, i lumtur me atë çfarë ka bërë bebe Rexha, vendosi që ta falënderojë atë përmes një shkrimi në Instagram.

“Duke i mësuar botës më shumë rreth kulturës dhe traditës shqiptare. Faleminderit Bebe ”, janë fjalët e reperit shqiptar. /Telegrafi/